Aksident i rëndë në Krushë të Madhe, katër të lënduar

10.12.2019 20:03:08

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Krushë e Madhe.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se në aksidentin e ndodhur mes dy veturave, kanë pësuar lëndime katër persona.

“Rreth orës 16:30 stacioni policor në Rahovec ka pranuar informatën për një aksident në fshatin Krushë e Madhe.Katër persona kanë mbetur të lënduar. Dy automjete kanë qenë të përfshira në aksident”- tha Podrimaj.

Aksidenti sipas policisë ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, ndërkaq që ekipi mjekësor ka bërë të ditur se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.