Aksident i tmerrshëm: Përgjaken rrugët, dy të vdekur (Foto)

06.04.2017 18:38:09
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak kohë më parë në aksin rrugor Tepelenë-Levan, në vendin e quajtur Mogila.

Si pasojë e aksidentit raportohet të kenë humbur jetën dy persona.

Policia dhe autoambulanca është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe nga momenti në moment pritet të zbardhen të tjera detaje.