Aksident me shtatë të lënduar në Babush

13.08.2017 16:52:52

Një aksident trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur në fshatin Babush të Ferizajt.

Me këtë rast, lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor dhe njësitet policore janë duke hetuar rastin.