Aksident mes një veture dhe traktori në Lipjan, lëndohen dy persona

15.06.2020 09:05:13

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:20 në Lipjan. Në këtë aksident janë përfshirë një traktor dhe një veturë me ngasës mashkull kosovar.

Ngasësi i traktorit nuk dihet pasi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i automjetit i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, e po ashtu i lënduar është edhe një pasagjer mashkull kosovar.