Aksident mes tetë veturave në Fushë Kosovë, lëndohen shtatë persona

09.11.2019 21:09:28

Në aksident janë përfshirë tetë vetura.

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 17:25 minuta në dalje të Fushë Kosovës, drejtimi për Sllatinë.

Bajram Krasniqi, zëdhënës për media në Policinë e Kosovës e ka konfirmuar informacionin për lajmi.net.

“Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës drejtimi për Sllatinë në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona”, tha Krasniqi.