Aksident në Banullë: gjashtë të lënduar

08.08.2016 12:38:26

Policia e Kosovës ka njoftuar se 6 persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mbrëmë në Lipjan.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Banullë, ndërsa, të përfshira janë tri vetura. Në mesin e të lënduarve janë pesë femra, dhe një mashkull, të cilët janë dërguar në QKUK, për trajtim të më tej, thuhet në një njoftim për media.