Aksident në Gjilan, bie ngarkesa nga kamioni dhe godet tri vetura-lëndohen dy persona

15.12.2020 14:51:18

fotoarkivi

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Parallovë të Gjilanit.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00.

“Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur kur ngarkesa e një kamioni në lëvizje ka rënë dhe dyshohet se ka godit tri vetura po në lëvizje me ç‘rast lëndime trupore marrin dy pasagjer në njërën veturë dhe një në veturën tjetër. Të lënduarve u është ofruar ndihma e mjekut në qendrën emergjente në Gjilan dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Hashani.

Policia e Kosovës trafiku rajonal janë duke i hetuar rrethanat e aksidentit.