Aksident në Golem të Shqipërisë: jepte shpirt e ambulanca nuk vinte (Video)

31.07.2016 21:06:40

Sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Golem. Një djalë është përplasur nga një makinë, teksa kalonte rrugën. Ai ka qenë me vëllain e tij, ndërsa në video duket gjendja e tij e rënduar pas aksidentit, pasi është përplasur fort në kokë. Siç duket në video, djali ka gjakderdhje nga koka dhe gërvishtje në trup, ndërsa ambulanca nuk duket gjëkundi.

Sipas një qytetari, i plagosuri kishte të paktën 20 minuta i shtrirë në tokë, “duke dhënë shpirte”, por ambulanca dhe policia nuk mbërrijnë.

Pastaj vjen një makinë policie që mbërrin në vendngjarje, ndërsa është polici që i jep ndihmën të plagosurit.

Ky i fundit merret në krahë nga të pranishmit për t’u futur në makinë e më pas për t’u transportuar në spital, siç duket në video.