Aksident në Korçë, makina përplas këmbësorin

21.12.2019 18:40:13

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në unazën e qytetit të Korçës. Bëhet me dije se një automjet ka përplasur një këmbësor.

Për pasojë ka mbetur i plagosur një 74 vjeçar, i cili është dërguar menjëherë në spital. Nuk dihet ende identiteti dhe as gjendja e tij shëndetësore.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit si dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.