Aksident në Lluzhan, katër të lënduar (Foto)

12.06.2017 17:04:47

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Lluzhan të Podujevës.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14 të ditës së sotme ku sipas Policisë në këtë aksident janë të përfshirë tri vetura.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti tha se në këtë aksident katër persona janë lënduar, ndërsa që të njëjtit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKU. Policia po e heton rastin.