Aksident në Prishtinë, treni godet një veturë,lendohet një përsonn

Aksident në Prishtinë, treni godet një veturë,lendohet një përsonn

07.03.2021 10:29:00

Një aksident komunikacioni ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë mes trenit dhe një veture.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime.

“Rreth orës 07:30 në rrugën ‘Dervish Çollaku’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të trenit dhe një veture të udhëtarve. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, tha ajo.

Ahmeti bëri të ditur se rastin po e heton njësiti i trafikut rrugor.