Aksident në rrugën Skenderaj-Drenas, shtatë të lënduar

24.11.2016 23:12:24

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj – Drenas, ku për pasojë janë lënduar shtatë persona.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:00.

“Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në mbrëmje rreth orës 19:00, në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas segmenti rrugor në fshati Polac. Në aksident janë përfshirë dy automjete civile me targa vendore”, ka thënë zëdhënësi Zahiti.

Ai ka bërë të ditur se të lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Familjare në Skenderaj, ndërsa më pas janë dërguar për QKUK në Prishtinë.