Aksident në Suharekë, vetura godet dy këmbësor

01.12.2019 14:02:25

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, pasi  janë goditur nga vetura në Suharekë.

Siç njofton policia, i dyshuari  duke drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur dy  viktima këmbësor duke u shkaktuar lëndime trupore, përcjell lajmi.net.

Viktimat  janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka goditur dy  viktima meshkuj K/Shqiptar-këmbësor duke u shkaktuar lëndime trupore.  Viktimat  janë dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar”.