Aksident si pasojë e dëborës, ja ku përfundon makina

11.01.2017 12:13:21

Një aksident ka ndodhur si pasojë e pranisë së dëborës mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Moglicë në aksin rrugor Korçë-Gramsh.

Aksidenti ka shkaktuar mjaft trafik në këtë rrugë, duke bërë kështu që shumë mjete të tjera të prisnin derisa të largohej makina nga rruga.

Policia pas ka vajtur në vendin e ngjarjes, është detyruar që të sjellë një vinç për të bërë të mundur lëvizjen e makinës nga rruga, pasi ishte e pamundur në mënyra të tjera.

Nga të dhënat e para, mësohet se nuk ka pasur të plagosur nga ky aksident, përveç dëmeve materiale.