Aksident trafiku në Gjilan, vdes një 32 vjeçar

25.05.2021 01:00:50

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur së fundi në Gjilan, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Lajmi në fjalë është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Hashani tha se viktima në fjalë është i lindur në vitin 1989.

“Mund të konfirmoj se një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën Gjilani – Preshevë, saktësisht te ura e fshatit Pasjan. Viktima është i lindur në vitin 1989”, tha ai.

Duhet përkujtuar që pak më parë një 68 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në fshatin Gjonaj të komunës së Prizrenit.

Numër i madh i aksidenteve janë shkaktuar gjatë kohës së fundit në vend, e poashtu pati edhe shumë viktima si pasojë e këtyre aksidenteve.

Nga Policia e Kosovës vazhdimisht kanë bërë thirrje për kujdes të shtuar në trafik