Aksident tragjik në Itali, humb jetën 13-vjeçari shqiptar

24.08.2016 22:46:13

Një 13-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme pasi përplasi kokën teksa u zhyt në “kanalin Villoresi” në Busto Garolfo të Milanos, shkruajnë mediat lokale.

Sipas raportimeve, viktima ishte shqiptar dhe jetonte në Dairago të Milanos, së bashku me prindërit dhe motrat më të vogla, të cilët shkuan në vendngjarje, pasi mësuar për aksidentin vdekjeprurës, shkruan Syri.net.

Trupi i të miturit është nxjerrë nga kanali nga polumbarët e forcave zjarrfikëse.

I mituri kishte shkuar në “Villoresi” për të kaluar një fundjavë me miqtë.