Aksident tragjik në Tetovë: Një i vdekur dhe tre të lënduar

19.07.2020 10:11:04

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në mesnatën e së dielës në rrugën e banjës në Tetovë.

Një makinë me katër pasagjerë ka humbur kontrollin dhe ka rëne disa metra poshtë në perrua me ç’rast njeri nga pasagjerët, grua, mosha e të cilës ende nuk dihet, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Tre persona të tjerë me urgjencë i janë drejtuar Spitalit Klinik të Tetovës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, prokurori kujdestar si dhe zjarrfikësit.

Rruga për në Banjen e Tetovës është bllokuar dhe po bëhen hetime për rastin në fjalë, raporton Alsat-M.