Aksident tragjik në Tiranë, dy të vdekur, mes viktimave një 7-vjeçare

08.08.2018 10:14:18

Një aksident i rëndë është regjistruar në zonën e Kodër Kamzës në Tiranë mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë, rreth orës 08:40, në rrugën e Kamzës, tek shinat e trenit, shtetasja R. K., ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit me targë AA071UA, duke u përplasur me një biçikletë dhe më pas me këmbësorë.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë e mitura E. N. 7 vjeçe dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetaset V. N., 29 vjeçe dhe E. N., 6 vjeçe, ku kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Si pasojë e plagëve të marrë, mësohet se ka ndërruar jetë pak pas aksidentit edhe drejtuesi i biçikletës R.I, 29 vjeç.

Mjeti dhe drejtuesja ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

foto:arkivi