Aksident tragjik – Vdes adoleshenti shqiptar, rëndë një tjetër

24.08.2017 23:58:00

Një aksident me një shqiptar të vdekur një tjetër të plagosur ka ndodhur një ditë më parë në ishullin grek të Lefkadas.

Viktima është një 17-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga raportimet e mediave helene, ndërsa i plagosur ka mbetur një 18-vjeçar.

Të dy ishin duke udhëtuar me një motoçikletë mëngjesin e së mërkurës, kur mjeti është përplasur me bordurën e rrugës.

17-vjeçari ka humbur jetën menjëherë, ndërsa 18-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.