Dy vajza dyshohet se kanë humbur jetën si pasojë aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan, ndërsa dy të tjera kanë mbetur të plagosura rëndë.
Aksidenti i rëndë ndodhi disa minuta më parë, në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, ku një mjet tip Benz i ka rënë nga pas një mjeti tip Smart ku ishin 4 vajza.
Për pasojë, dy prej vajzave kanë ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerat ndodhen në gjendje të rëndë.
Nuk dihen ende detaje të tjera rreth ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet







































