Aksidenti në Kilë përfundon me një të vdekur dhe dy të lënduar

16.09.2016 10:30:29

Zyrtar nga stacioni policor i Klinës bëjnë të ditur për Telegrafin se në aksidentin që ka ndodhur në Volljak të Komunës së Klinës raportohet për një person të vdekur dhe dy të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 8:35, ndërkaq të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 8:35. Patrulla policore ende janë në vendin e ngjarjes. Raportohet për një të vdekur dhe dy të plagosur, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës”.