Aksidenti në Lungomare, policia akuzon shoferin. Zbulohet çfarë po ndodh me firmat e ndërtimit

27.11.2016 16:04:52

Policia e Vlorës ka dhënë versionin zyrtar të aksidentit që ndodhi mbrëmë në Lungomare, ku humbi jetën një 17-vjeçar dhe u plagos shoku i tij 21-vjeçar. Ndaj këtij të fundit, që drejtonte makinën BMW X6 që u rrëzua në gropë, policia ka ngritur masë arresti për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Por, prindërit e viktimës Kristi Panajoti akuzojnë firmën ndërtuese të Lungomares për mungesë sinjalizimi.

Nga verifikimet e policisë, rezulton se firma fituese e tenderit për rregullimin e rrugës është firma greke “INTRAKAT – sh.p.k”, ndërsa ajo që ka marrë përsipër kryerjen e punimeve është firma “XH.E.M – sh.p.k” me president I.Bega dhe administrator F. Merkaj.

Grupi hetimor ka thërritur për të marrë në pyetje përfaqësuesit dhe punonjësit e firmës nënkontraktore “XH.E.M – sh.p.k”, e cila kryen punimet për rikonstruksionin e kësaj rruge.