Aksidenti tek rrethi në Prishtinë krijon kolonë në komunikacion

22.12.2018 20:48:03

Kolona të gjata të veturave janë krijuar si pasojë e një aksidenti tek rrethi i spitalit në Prishtinë.

Siç shihen në fotografi, aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një  veture.

Policia po ashtu shihet të ketë dalë në vendngjarje. Sipas tyre përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.