Aksidentohet Adem Grabovci

11.04.2019 22:09:21

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci është përfshirë në një aksident trafiku sot në magjistralen Prishtinë-Prizren.

Lajmin për aksidentin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Rreth orës 20:00 është shkaktuar një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Pejë në dalje të autostradës të Gjurgjica dhe raportohet vetëm për dëme materiale. Njësitet kompetente policore po e trajtojn rastin”, ka theksuar Hoxha.

Detaje të reja rreth aksidentit do të publikohen më vonë.