Aksidentohet eskorta e Edi Ramës, dy të plagosur

27.11.2017 14:17:04
Eskorta e kryeministrit Edi Rama është përfshirë në një aksident në Korçë. Mësohet se nga përplasja në fshatin Biranj kanë mbetur të plagosur dy persona.

Njëra nga makinat e eskortës së kryeministrit ka përplasur një mjet tjetër, duke sjellë edhe plagosjen.