Aksidentohet nga vetura, vdes i moshuari në Kamenicë

21.09.2020 22:35:31

Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në Kamenicë.

Rastin ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Rreth orës 19:00 në Kamenicë një i moshuar, këmbësor është goditur nga një veturë. Mjeku e ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Hashani.

Ai ka thënë se personi i dyshuar është prangosur nga policia