Aksion i madh i policisë te “Lesna” në Prishtinë

10.01.2020 23:04:06

Një numër i madh i automjeteve të policisë janë parë në orët e mbrëmjes në qendër të Prishtinës, saktësisht te lokalet e “Lesnës”.

Sipas informacioneve bëhet fjalë për një aksion të policisë i cili është duke u zhvilluar në këtë zonë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi,

Ai tha se aksioni i policisë është në zhvillim e sipër, dhe se sapo të përfundoj do të dalin me detaje.

“Mund të konfirmoj se është duke u zhvilluar një aksion i policisë, por për detaje të tjera, në t’ju informojmë pas përfundimit të këtij aksioni”, tha Krasniqi.