Aksion i Policisë dhe Doganave në Veri, kapen alkool e cigare kontrabandë (Foto)

15.03.2017 11:28:48

Njësit e Doganës së Kosovës sot në orët e para të mëngjesit kanë filluar një aksion tek lokacionet e dyshuara për mbledhjen dhe shpërndarjen e mallrave të kontrabanduara.

Në këtë aksion Dogana e Kosovës është duke u përkrahur nga Policia e Kosovës dhe ATK. Deri tani janë gjetur sasi të konsiderueshme të mallrave pa dokumente e që dyshohet që janë të kontrabanduara

Mallrat e gjetura kryesisht janë pije alkoolike dhe cigare.