Aksion policor edhe në Prishtinë

31.05.2019 09:53:29

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.

Në rrugën “Gjon Serreqi” në këtë lagje janë parë policë të Njësisë Speciale.

Nga Policia e Kosovës ndërkaq e kanë konfirmuar aksionin, mirëpo nuk kanë dhënë detaje të mëtutjeshme.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë se është duke u zhvilluar një operacion policor, mirëpo detaje do të jipen më vonë gjatë ditës.

“Mund të konfirmojmë se PK është duke realizuar një operacion policor, për detaje ju njoftojmë ndërkohë pas përfundimit të operacionit”, ka thënë Kelani për lajmi.net.

Kujtojmë se në operacionin e para disa ditëve në veri të vendit u arrestuan një numër i madh i zyrtarëve policorë të cilët dyshohet se kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe kontrabandën.

Gjatë të njëjtit, mbetën të lënduar pesë policë, dy prej tyre nga arma e zjarrit.