Aksioni i Njësive Speciale në Shtërpce, konfiskohen armë, dokumente e para të shumta

21.12.2021 16:38:51

Një aksion i gjerë policor në kuadër të Njësive të Specializuara dhe Njësive të Ekonomisë dhe prokurorisë është zhvilluar sot në rajonin e Ferizajt, saktësisht në Shtërpce dhe Brezovicë.

Bastisje të shumta u kryen në disa lokale, e shtëpi anembanë Shtërpcës.

Në kuadër të bastisjeve të shumta, zyrtarët policorë në orët e para të mëngjesit kanë bastisur edhe shtëpitë e disa ish-zyrtarëve politikë të Listës Serbe.

Madje nga ky aksion nën pranga përfunduan 10 persona, në mesin e tyre edhe ish-Kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikoliq i njohur si Braca si dhe drejtori i Urbanizmit, Dimitrije Raçiqeviq.