Aksioni i policisë për arrestimin e të dënuarit për vrasje, që po fshihej në Tiranë (Video)

27.09.2016 19:23:40

Një person i cili ishte dënuar me 18 vite burg është arrestuar nga Policia e Tiranës.

I dënuari për vrasjen e Florenc Zhgunit, Vladimir Baku fshihej në një apartament në kryeqytet.

Policia ka shpërndarë videon e aksionit, ndërkohë që kanë arrestuar Bakun. Efektivët e policisë kanë shpërthyer derën e apartamentit, ku qëndronte vrasësi dhe e kanë arrestuar. Por gjatë pyetjeve që ata i kanë bërë, dëgjohet se Vladimir Bakun e kanë kapur ngashërimet dhe i dridhej zëri, ndërkohë që i kthente përgjigje policisë.