Aktivistët e pakënaqur të Vetëvendosjes në Shtime sulmuan Kurteshin dhe Jasharin me vezë e gurë?

16.10.2017 23:41:19

Në tubimin e mbajtur në Carralevë të Shtimes është sulmuar me vezë Ismajl Kurteshi dhe kandidati i Vetëvendosjes për Kryetar të Shtimes, Ruzhdi Jashari.

Pas këtij sulmi, Lëvizja Vetëvendosje u ngutë që t’i japë kah politik, por e vërteta këtij sulmi, siç mëson ORAinfo nga burime brenda Vetëvendosjes në Shtime qëndron krejt ndryshe.

Edhe më herët në Degën e Vetëvendosjes në Shtime është raportuar nga mediat se ka përçarje të mëdha, veçanërisht ndërmjet grupit të Rexhep Selimit dhe grupit të Molliqajt, ku përfshihen edhe familjarë të Glauk Konjufcës.

Sipas këtij burimi, i cili ka premtuar se do ta dëshmojë edhe me fotografi se sulmi mbi Kurteshin dhe Jasharin është bërë prej vetë aktivistëve të Vetëvendosjes për shkak të pakënaqësive që një numër i madh i tyre kanë ndaj Ismajl Kurteshit, i cili e ka mik të mirë Ruzhdi Jasharin, që më parë ishte pjesë e PDK-së.

“Ismajl Kurteshi e ka ndihmuar Ruzhdi Jasharin të jetë kandidat për kryetar të Shtimes, duke mos ju nënshtruar votimit një anëtar një votë”, i ka thënë ky aktivist i Vetëvendosjes portalit ORAinfo.

Kandidati i Vetëvendosjes për Kryetar të Shtimes, Ruzhdi Jashari, më herët kishte folur fjalë të mëdha për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselit