Aktivistët e Vetëvendosjes pengojnë ligjëratën e Thaçit në UBT (Foto)

17.03.2017 12:53:27
Aktivistët e Vetëvendosjes kanë tentuar ta pengojnë ligjëratën e presidentit Thaçi në Kolegjin UBT.

Pas provokimit të një studente, që lajmi.net mëson se ajo ishte aktivistja e Vetëvendosjes Diellza Arifi, por edhe aktivisti tjetër i Vetëvendosjes, Korab Muhadri, kanë provuar të flasin, mirëpo studentët e tjerë të pranishëm duke rrahur shuplaka ia kanë bërë “bajat” atij.

Në profilin e Muhadri në Facebook shihet se ai është militant i Vetëvendosjes.

Ai përpos që shpërndan qëndrime të sekretarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, shihet se është shok edhe i zëdhënësit të këtij subjekti politik, Frashër Krasniqit.

Madje, siç konfirmohet edhe nga fotografitë, Korab Muhadri del të jetë edhe vizitor i rregullt i Krasniqit në banesën e tij, ku ai qëndron në arrest shtëpiak.

17360998-10155147479216670-913342498-n 17360578-10155147479591670-1057759270-n