Alarmi kimik? Rama: Po të ishte e vërtetë, bie qeveria e Italisë dhe BE

14.03.2017 10:29:25

I ftuar në studion e emisionit “Top Story”, Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe në lajmin e bërë publik në media, lidhur me skandalin e zhdukjes së 1300 kontenierëve me mbetje kimike në vendin tonë.

Sipas Ramës, ky lajm është tërësisht i trilluar dhe i pavërtetë. Rama madje ka sulmuar edhe gazetarët, të cilët sipas tij nuk e verifikojnë lajmin por e publikojnë të rremë duke dezinformuar opinionin publik.

“Si ka mundësi që këto gazetarë që nuk dinë asgjë dhe dalin të flasin në çadër, për 1300 kontenierët, pse nuk e verifikojnë? Të dalin dhe ta verifikojnë dhe t’u thonë qytetarëve se kjo është një poshtërsi.

Të paguhesh për të nxjerrë një lajm krejtësisht të rremë, ne do të çelim gjyq ndaj portalit që e ka publikuar lajmin jashtë shtetit, – u shpreh ai për median italiane që ka shkruar e para për këtë rast. – Pra ta rrotullisësh si alarm kimik, kjo do të thotë jo se jam gati për të t’iu qeverisur, por jam gati të t’ju fus në një aventurë. Këto janë lajme të fabrikuara. E dini ju se po të futen këto kontenierë dhe të ishte e vërtetë, bie qeveria e Italisë dhe bashkë me të edhe ajo e BE-së”, – shtoi Rama