Alarmohet Italia, ‘arratiset’ nga burgu shqiptari i rrezikshëm

05.10.2019 17:34:03

Një shqiptar është arratisur nga burgu në Campobasso të Italisë ku po vuante dënimin për vrasje.

Sipas medias italiane, 45-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është një person i rrezikshëm dhe kishte dalë nga burgu një ditë më parë me leje.

Ai i ka kaluar orët e lejes dhe nuk është paraqitur më në burg. Karabinierët janë vënë në ndjekje të tij, për ta rikthyer sërish në burg që të përfundojë dënimin prej 10 vitesh. Hetuesit dyshojnë se ai mund të jetë ndihmuar nga bashkëpunëtorë, jashtë burgut.

Fotografia e tij është shpërndarë në të gjitha mediat dhe po kërkohet masivisht.

foto arkivi