Albin Kurti: Fillimisht ta zgjedhim presidenten, pastaj programin qeverisës dhe planin e punës

02.04.2021 11:15:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se është e udhës që fillimisht të zgjedhim presidenten e pastaj të përpilojmë planin e punës.

“Rendi e do që fillimisht të bëjmë një skanim të tillë dhe gjithashtu ta bëjmë edhe zgjedhjen e presidentes nga Kuvendi, ky është një vit kur e kemi edhe qeverinë e re dhe presidenten e re. Është e udhës që ta kemi zgjedhjen e presidentes dhe më pastaj edhe programin qeverisës dhe planin e punës”, tha Kurti.

Ai shtoi se sot kemi një vendim të rëndësishëm që është konstituimi i Komisioneve Parlamentare, duke theksuar se janë duke e bërë një skanim të gjendjes që kanë gjetur nëpër ministri.

“Ne nëpër ministritë jemi duke e skanuar gjendjen që e kemi gjetur, dhe në përputhje me këtë evidentim të trashëgimisë që kemi hasur do ta përpilojmë edhe programin tonë qeverisës dhe palanin e punës duke pasur për prioritet zotimet tona të shpalosura në fushatë”, tha Kurti.