Albin Kurti nuk shkon në Gjykatë, policia nuk arrin ta gjejë në disa lokacione

10.10.2017 13:58:31

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme rreth akuzave për gazin lotsjellës në Kuvend, i cili është hedhur më 16 tetor 2015.

Me urdhër të kryetarit të trupit gjykues, Beqir Kalludra për sjellje me detyrim të Kurtit në seancë, sot Policia e Kosovës e ka kërkuar këtë të fundit mirëpo nuk e kanë gjetur, raporton lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësja e Policisë Rajonale, Florie Ahmeti.

“Ne e kemi pas një urdhëresë për me shoqëru në një seancë personin në fjalë, e kemi kërkuar në lokacione të caktuara nuk e kemi gjet. Urdhëresa nuk është realizuar dhe për këtë e kemi njoftuar gjykatësin”, ka thënë Ahmeti.

Përpos Kurtit, urdhëresë për sjellje me detyrim në seancë ka edhe ndaj deputetes së VV-së, Donika Kadaj-Bujupi.