Albin Kurti, pse po hesht për sulmet e 11 shtatorit 2001?

11.09.2016 17:24:05

Nga Raxhep Kastrati

Sot u bënë 15 vjet nga sulmet terroriste në SHBA, nga të cilat sulme 2977 persona humbën jetën, si dhe u goditën qendra të rëndësishme botërore, siç ishin Kullat Binjake, por u godit edhe Pentagoni, e që është një sulm që ka tronditur botën dhe sigurinë botërore. Shtete të shumta, burrështetas, qeveri, dhe personalitete të tjera, kanë kujtuar këtë datë, kurse mediat botërore kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të fokusuara në trajtimin e kësaj ngjarjeje dhe aktivitetet që po bëhen në kujtim të saj. Edhe drejtues të lartë shtetërorë, përfaqësues partish politike të Kosovës kanë kujtuar 11 shtatorin 2001, kurse këto media dhe portale që kemi, kanë pasqyruar dhe pasqyrojnë veprimtaritë e bëra lidhur me këtë ngjarje. Ajo që bie në sy ndërkaq, është heshtja e Albin Kurtit dhe e sektës së tij okulte. Pse po heshtin ata? Pse nuk i janë bashkuar reagimeve në nivel botëror dhe në nivel vendor lidhur me 11 shtatorin 2001? Natyrisht se duke përcjellë deklaratat e sektës okulte lidhur me sulmet e NATO-s ndaj caqeve serbe, lidhur me orentimin proamerikan të shqiptarëve, edhe kjo heshtje mund të kuptohet në këtë kontekst, pra si shpërfaqje e kundëramerikanizmit. Albin Kurti para pak ditësh e tha hapur se është me Amerikën, por jo me këtë, por me Amerikën e Xhon Kenedit, duke dëshmuar kështu se ai vazhdon të bredhë ende në koncpetet e Luftës së Ftohetë, përkatësisht në kontekste gjeopolitike e gjeostrategjike të gjysëmshekullit në parë. Kjo do të thotë se për të, prandaj edhe për sektën e tij okulte, kjo Amerikë nuk bën, dhe nuk e do këtë Amerikë. A do të thotë se edhe anagzhohet kundër kësaj Amerike? Dhe kundër kësaj Amerike po angazhohet Rusia, po anagzhohet edhe Franca. Ka edhe të tjerë që anagzhohet kundër Amerikës, por të gjithë ata historikisht janë dëshmuar se kanë vepruar dhe veprojnë në parime kundërhumane, dhe të dëmshme për paqen dhe stabilitetin botëror. Të kujtojmë: Fransua Miterani, presidenti socialist francez ishte anagzhuar hapur në të mirë të hegjemonizmit të Serbisë në rajon, qoftë edhe me sakrifikimin e popujve të tjerë. Presidenti tjetër Francez, Nikola Sarkozy ka qenë i zhytur deri në majë të hundës në afera me gadafin, me tradhti ndaj Pakistanit dhe me afera të tjera. Natyrisht, ish-kryeadministratori Kushner, në cilësinë e minstrit të Punëve të Jashtme të Francës, ishte deklaruar pro ndarjes së Kosovës. Për Rusinë nuk kemi çka të flasim, pasi që ajo po pretendon të rikthehet në gjeopoltikën botërore mbi pushtime të territoreve dhe të popujve të tjerë, ndërkohë që ka shumë popuj jorusë në Rusi, që nuk lejohen të pavarësohen. Prandaj, të jesh kundër Amerikës, do të thotë të jesh pro atyre që historikisht dhe aktualisht mbështesin koncpete hegjemoniste, të dominimit dhe të copëtimit të territoreve të ndryshme. Dhe shqiptarët e kanë thënë të tyren jo vetëm tash por dekada me radhë. Në këtë mëynrë, heshtja e Albin Kurtit dhe e sektës së tij okulte, duhet kuptuar edhe si distancim nga orentimi i shqiptarëve në boshtin Bruksel – Washington, përkatësisht në aleancë të fortë me SHBA-të dhe me NATO-n.