Albin Kurti s’ka përgjigje për pyetjen e Ganimete Musliut

27.10.2016 18:37:47

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme në pyetjet që ia parashtroj, Ganimete Musliu, deputete e PDK-së. Madje, pas përfundimit të akuzave të Musliut, Kurti nuk replikoi.

Musiu kishte pyetur Albin Kurtin pse kishte refuzuar uniformën e UÇK-së në Qirez të Drenicës gjatë luftës. Po ashtu ka pyetur atë çfarë ka bërë më 17 janar 2004, që ka qenë në vizitë te vëllezërit Donçiq në Klinë, shkruan lajmi.net.

Musliu po ashtu ka reaguar ndaj Kurtit, i cili tha se shtetit të Kosovës i “kanë hy pykat e Serbisë përbrenda”.

“Albin, shiko djathtas dhe majtas teje, aty i ke pykat e Serbisë brenda Lëvizjes tuaj”, ka thënë Musliu.

Mirëpo, as ndaj kësaj akuze, Kurti nuk është përgjigjur fare