Albin Kurti takohet me Edi Ramën

25.10.2019 18:50:40

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti është takuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, në kryeministri sipas mediave të Shqipërisë.

Kurti gjatë ditës së sotme ka konfirmuar se do të udhëtojë për në Tiranë, për të marrë pjesë në një konferencë, ku do të takohet edhe me kryeministrin Rama.

Kohët e fundit, Kurti dhe Rama nuk kishin raporte shumë të mira mes veti për shkak të mospajtimeve mbi qëndrimet e tyre politike.