Albin Kurti takohet me Rashiqin

09.09.2018 16:18:09

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me njërin prej politikanëve serb.

Kurti gjatë ditës së sotme takoi Nenad Rashiqin, kryetarin e Partisë Demokratike Progresive në Kosovë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet Kurti përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, përcjell “Zeri.info”.

Kurti përmes “Facebook”, ka treguar se çfarë ka biseduar me Rashiqin. /ZËRI/

Njoftimi i plotë i Kurtit pa ndërhyrje:

Me politikanin e njohur serb nga Kosova, Nenad Rashiq, sot diskutuam për situatën politike dhe gjendjen socio-ekonomike në Kosovë, për nevojën e dialogut nga poshtë me serbët për integrim të qëndrueshëm shoqëror dhe institucional të tyre në Kosovë, si dhe kundër pazareve të rrezikshme të krerëve autokratë shtetërorë që po bëhen në kurriz të popujve dhe demokracisë, të paqes e të ardhmërisë.