ALBIN KURTI VETËM KËTHEJE GJENDJEN NË PIKËN PARA VENDOSJES SË TAKSËS!

18.02.2020 18:57:08

Nga: Ahmet Asani

Qeveria Kurti duhet ta këthej gjendjen në pikën fillestare – në gjendjen para se ta vendoste qeveria Haradinaj taksën, që i bie se nuk duhet të veproj njësoj si Haradinaj që të vendos masë tjetër e cila do ta zëvendësonte taksën! Pra, ajo që po kerkojnë miqt tanë është këthimi i gjendjes në pikën para se qeveria Haradinaj ta ndryshonte! Miqt e Kosovës nuk janë duke kërkuar nga qeveria Kurti, që mos të veproj në bazë të ligjeve e marrëveshjeve në fuqi, ligje të cilat në fakt në vete ngërthejnë edhe masen e reciprocitetit!

T’i thuash dikujt se do ta përdori masēn e reciprocitetit, është sikur të tentosh me trokit në derë të hapur! Reciprociteti është një masë e pashkruar që mund të përdoret sikur mes shteteve ashtu edhe mes njerëzve! Të drejtën për reciprocitet në bazë të ligjeve e marrëveshjeve në fuqi mes Kosovës e Serbisë e ka pas edhe qeveria Haradinaj, e ka edhe qeveria Kurti!

Në teknikë është një shprehje e cila quhet tolerancë, per te cilen thuhet se është shmangie e lejueshme, e qe ne fakt është e pashmangshme! Në politikë toleranca si fenomen mund të krahasohet me kompromisin. Nuk ka politikë pa komprimis! Për të ardhur deri te një rezultat i dëshiruar, në politikê parashihet perdorimi i kompromiseve të pranueshme e tolerueshme! Duke u nisur nga fakti se as në teknikë ku gjërat maten me milimetër e mikrometër, nuk mund të funksionohet pa toleranca – shmangie të lejueshme, atëhere e padiskutueshme është që shoqëria njerëzore mund të funksionoj pa kompromise!