Albini po i’a mbyllë VV-së dhe veti, derën me fund-shpinë !

28.12.2019 10:29:55

Nga: Fatmir Bajraj

Presidenti Historik Rugova porosiste : “N’politikë nuk duhet bërë hapin e dytë, pa e siguruar të tretin” Politike është art i së mundshmës, art i gjenerimit të mundësive reale n’kontekste të dhëna kohore ku gërshetimi i faktorëve derivon dhe determinon zgjidhje pragmatike & praktike. Politika pra nuk është shkencë, dhe aq më pak ekzakte ku 1+1=2 Aq më pak, është sport i muskujve dhe mundjes, përkundrazi. Poltikat populiste janë t’limituara n’sensin gjeneroz dhe të zgjidhjeve kreative, dhe vije dita kur has tehu (sharra) n’gozhdë, dhe jo vetëm që shtyrja para thyenë vetëm tehun, por edhe kthimi prapa e lakon atë (tehun), nëse fare eviton thyerjën. Moto : “N’politikë, fiton ai që është konsistent deri n’fund, dhe jo ai që ka të drejtë”! Motoja referuese e VV-së dhe Albinit në lëximin e rezultatit zgjedhor dhe në implementimin e tij në një marrveshje koalicioni me LDK-në, duke shfrytëzue mediat e kapura nga krimi dhe analizat përverse të cilat nuk bënin gjë tjetër, veq majnin (dhjamosnin) Albinin sikur t’ishte fitues absolut i zgjedhjeve dhe jo vëtëm i qerekut të tyre, në njërën anë, dhe n’anën tjetër, mbeshtesnin për muri LDK-në, sikur ajo ishte humbëse e zgjedhjeve, edhe pse fitorja ishte e përbashkët, ose s’ishte fare fotore, jo vetëm se dëmtuan LDK-në, por dëmtuan vetë procesin duke fryerë artificialisht një rezulat i cili relisht s’ishte i tillë. Presioni i paramenduar publik mbi LDK-në, u kthye n’bumerang për t’favorizuarin e “kazanit mediatik”, LVV-në e Albinit, e cila ndjehej fituese absolute dhe referendare deri megallomani, saqë ndjehej dhe sillej si pronare e suksesit dhe me t’cilin tani e tutje mund dhe duhet t’bëjë si të do dhe çfarë të do ! VV dhe Albini u “hipnotizua” nga qarqe anti-LDK dhe anti-Kosovë, të instaluara n’media dhe gjithandej në shoqërinë “civile”, dhe n’vend se LDK-në e akademik Isa Mustafa, t’a mbeshtet për muri, Albini hyri n’tempull dhe i mbylli derën veti me fund-shpinë ! – Është pak e pabesueshme se dalja pas vetëngujimit të kushtoj t’njëjtat energji dhe hapa, dhe t’mos flasimi për çmimin si pasojë & konsekuencë e thikes pas shpinde LDK-së, alias puro-tradhëtisë politike. Huqja n’hapa, të mbanë në “lojë”, por t’nxjerrë nga pronësia e “topit” për çfarë Albini nuk ishte i vetëdijshëm sa duhet. – Thika pas shpinde, LDK-së nga ana e VV-së së Albinit, e nxjerrë një LDK të sprovuar, por edhe më t’sofistikur n’vazhdimin e “lojes”, me partnerin potencial, pamedyshje ! Dje, me 26 dhjetor 2019, loja bizare & tinzare e Albinit dhe Levizjës së tij karshi LDK-së dhe vullnetit të Sovranit për ndryshim, kulmoj me një akt pabesie ndaj kësaj të fundit dhe bëri një hap n’drejtim të kundërt me intersin e vendit dhe shpresës për ndryshim. Zgjedhja e njëanshme e Kryeparlamentarit, edhe pse ishte në të drejtën kushtetuese, por pa marveshje me partnerin, dhe paraprakisht ; refuzimi i Albinit që kjo zgjedhje të shtyhej për një javë, sikur shëmbi urat e komunikimit n’partneritet dhe u ngujua në vorbullën e lakmisë për pushtet absolut për vete dhe sektën që drejton (VV-në). VV deshtoj në gjenerimin e procesit deri n’marrveshje, ajo humbi toruan, por deshtoj edhe në penalizimin e LDK-së për mos-suksesin i cili i atribuohet kryesisht asaj, si e para nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Dhe tani, pas zgjedhjes së Kryeparlamentarit në mënyrë të njëanshme, edhe pse Albini dhe sekta e tij, nuk kishin pritë që LDK-ja t’a mbeshtes pa marveshje paraprake, dhe ky fakt do përdorej e keqperdorej nga Brigada e Kuqe dhe mediat e “kazanit” si pretekst se LDK-ja po bllokon LVV-në në formimin e institucioneve, sikur i hoqi nga dora këtë “atu” Levizjës, dhe ajo tanimë është në rrugë pa krye, nga një rrugë nga e cila s’mund të dalë e vetme dhe pa terhjek konsekuencat e sjelljes pa sens dhe pa takt, dhe tani ; “Ku po t’i shpie mushka drutë”, Albin Kurti ? Qeveria s’bëhet pa partnerë, dhe ata i preve n’besë duke synuar e pretenduar pushtetin absolut, edhe pse fitorja ishte modeste dhe relative. LDK-ja s’është më sikur dje edhe po deshi, ngase nuk mund të të besoj sikur deri dje, edhe pse ti kurr nuk i’a pate besën. Në vend se t’hiqnit gurin të cilin e kishit vu n’rrugë, ju u mbyllët në tempull dhe duke e mbyllur vetë derën me fund-shpinë, u ngujuat dhe mbyllet shtigjet. Një gjë di dhe dihet : Nese nuk i’a dilni t’krijon koalicion qeverisës të shumicës, fati i zgjedhjeve i kalon Diskrecionit të Presidentit dhe vullnetit të shumicës parlamentare, e cila nuk është më në LDK & LVV, por në PAN + Pakicat. Deshtimi i juaj si Levizje, në formimin e institucionëve, dëmton vendin dhe proceset që presin atë, për çfarë qytetarët e Kosovës u mbajnë përgjegjës. Sovrani t’dha besimin në ushtrimin e pushtetit dhe jo abuzimin me të.