Albulena Haxhiu: Vetëvendosje nuk është përgjegjëse për vdekjen e Astrit Deharit

21.11.2016 18:34:42

Deklaratën e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemajt, se Vetëvendosja e ka “shtyrë Astrit Deharin ta vrasë veten”, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, ka thënë se nuk e merr seriozisht.

“Ta bësh përgjegjëse Vetëvendosjen për vdekjen e Astrit Deharit me këtë logjikë të mbrapsht të Armend Zemajt është njëjtë sikur ta bësh përgjegjëse UÇK-në për vdekjen e dëshmorëve ose LDK-në për vrasjet e pasluftës”, ka thënë Haxhiu