Aleancat e shqiptarëve dhe rëndësia e tyre

27.02.2017 21:50:07
I gjithë procesi i çlirimit të Kosovës deri në pavarsinë e saj, që nga lufta e dytë botërore e deri në ditët e sodit, pak a shumë është bërë në koordininim me bashkësinë ndërkombëtare! Të gjitha organizimet ushtarake, gjatë luftës së dytë botërore, dhe ato politike ilegale dhe legale, pas luftës së dytë botërore, jo domosdoshmërisht, kanë pasur për simpati perëndimin për aleat! Në fakt, edhe pse perëndimi dhe Rusia kishin një “pakt” në luftimin e fashizmit, shqiptarët u ndanë në dy taborre, jo për arsye të kreativitetit politik për krijimin e aleancës me të dy palët, për interesa kombëtare, por më shumë në ruajtjen e pozicioneve individuale karshi zhvillimeve në terren. Pozicionimi me shumicë, kah, “Perandoria e së keqes”, ju shkaktoj shqiptarëve problem strategjik karshi aleatëve dhe se me vendimet e konferencës së Jaltës, shqiptarët pësuan goditjen më të rëndë politike pas kongresit të Berlinit. Përzgjedhjet e gabuara të aleatëve nga pushteti popullor në Shqipëri ndikuan në degradimin shoqëror, ekonomik dhe politik të një shoqërie, të tërë, për më shumë se 50 vjet! Shqiptarët e Kosovës e kishin pak më “lehtë” në këtë përzgjedhje sepse ata nuk ishin pyetur në përcaktimin e aleatit strategjik dhe se pozicioni i RSFJ-së ju shkoj për shtati pas daljes nga traktati i Varshavës dhe rënjes së Rankoviqit! Vitet në vazhdim, me gjithë persekutimet politike, dhunën dhe vrasjet, shqiptarët e Kosovës arritën zhvillimin më të madh ekonomik, politik dhe arsimor! Nuk duhet harruar shtrirjen e rrjetit arsimor në tërë Kosovën, daljen përtej nivelit të shkollave fetare të tipit të mejtepeve dhe medreseve, hapjen e Universitetit, themelimin e ASHAK-ut dhe Kushtetutën e vitit 1974, e cila e qon Kosovën në rang konstituiv në Federatën Jugosllave. Në fakt, të gjitha këto zhvilllime rriten apetitin e shqiptarëve të Kosovës për avancim politik dhe ngritjen e statusit politik nga Autonomia në atë të Republikës. Pa problem, e drejtë legjitime e një kombi, veqse, në këtë proces e gjithë energjia e zhvillimit do të duhej të përqendrohej, përveq shtrirjes në terren dhe organizimit politik edhe, ndoshta më kryesoren, në përzgjedhjen e aleatëve! Këtu hetohet një “ç`orientim” dhe qasje hipokrite që në nismë të këtyre organizimeve! Prezentimi para opinionit më emërtimet, Popullore, Socialiste, Komuniste, Çlirimtare e emërtime të tjëra që binin ndesh me politikën e SHBA-vë dhe shteteve të perëndimit, shkaktonte hezitim në mbështetje nga këto shtete, ndërsa kërkesa për strehim poitik ishte hipokrizi edhe pse liderëve të këtyre organizimeve ju ofrohej strehim politik. Na kujtohen raste kur organizimet politike ilegale në themel kanë qene lëvizje komuniste, hiq NDSH-në e Ballin Kombëtar, dhe kanë synuar lidhjen e alencave me shtetet komuniste.
Me gjithë këto lëvizje sa në një tabor e sa në taborrin tjetër shqiptarët e Kosovës arritën maksimumin e mbështetjes perëndimore që rezultoj më çlirimin përfundimtarë të Kosovës. Në ditët e sotme nevoja për mbështetje të aleatëve sa e domosdoshme aq edhe jetike për mbrojtjen, përkrahjen dhe zhvillimin ekonomik e politik të shtetit të Kosovës. Ndërsa verpimet politike të protagonistëve kryesorë në “bërjen” e politikës në Kosovë, sidomos nga opozita, për habi, bien ndesh më interesat strategjike të Kosovës dhe aleatëve të saj. Këta protagonistë kanë qasje jo të kapshme, ndoshta, edhe jo racionale në zhvillime shumë të rëndësishme politike për avancimin e mëtutjeshëm politik të Kosovës, si më rastin e demarkimit të kufirit me Malin e Zi. Implikimet gjeopolitike në mos-demarkimin e kufirit më Malin e Zi, përveq interesave të Kosovës, të cilat mund të qojnë në zbehjen e aleancës mes Kosovës dhe perëndimit janë goxha me peshë edhe për Malin e Zi dhe për politikën perendimore në Ballkan! Duhet potencuar se Rusia gjithmonë e ka konsideruar këtë pjesë të Ballkanit zonë të interesit dhe ndikimit. Përveq interesave perëndimorë për futjen e Malit të Zi, nën ombrellë të NATO-s, ishin zhvillimet pozitive politike dhe parlamentare të Malit të Zi, megjithë kundërshtitë agresive të politikës Serbe të cilat quan në një aleancë të re në mes të Malit të Zi dhe perëndimit. Aleancë e cila i garanton Malit të Zi, përveq sigurisë edhe prosperim ekonomik dhe politik! Në rastin e Kosovës, “mbështetja” ndërkombëtare identifikohet më ofrimin e garancave shtetërore, Departmenti Amerikan i Shtetit, së Kosova nuk humb territor më Malin e Zi, dhe se çfardo kundërshtije e Kosovës në këtë process “rehatimit” të Ballkanit ka implikime negative serioze për Kosovën dhe Shqiptarët në të ardhmen si aleatë të “besueshëm” të perëndimit.
 Se a do të vazhdojë kjo aleancë apo do të shkojmë n`dreq t`mallkuem, varet nga të gjithë ne!