Aleksandër Lumezi: Shumë shpejt organizohet promovimi i jurisprudencës

Aleksandër Lumezi: Shumë shpejt organizohet promovimi i jurisprudencës

15.03.2018 23:36:41

Vendimi që Lumezi të jetë në krye të Komisionit ishte marrë nga Qeveria e Kosovës më 1 shkurt të këtij viti.

Kryeprokurori i Shtetit tha sot se me kënaqësi do ta pranojë këtë përgjegjësi dhe se shpreson se bashkë me anëtarët e tjerë të Komisionit do ta arsyetojnë besimin e marrë.

“Me kënaqësi do ta pranoj këtë përgjegjësi për të drejtuar së bashku me anëtarët e tjerë të Komisionit për provimin e jurisprudencës dhe me ndjenjën më të thellë shpresoj se do të arsyetojmë besimin e marrë“, tha Lumezi.

Aleksandër Lumezi tha se ajo që kërkohet prej Komisionit është që së bashku me Ministrinë e Drejtësisë sa më shpejt të organizojnë provimin, “për t’u krijuar mundësi juristëve të rinj për t’u përgatitur në aspektin profesional”.

Anëtarët e tjerë të Komisionit të drejtuar nga Lumezi janë Haxhi Gashi, Nebojsha Boriq, Afërdita Bytyqi dhe Enver Peci.