Ali Ahmeti: Kriza në Maqedoni mund të zgjasë edhe 4 vite

09.03.2017 10:02:14

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka theksuar se kriza politike në Maqedoni mund të zgjas edhe katër vite.

Ahmeti në në një intervistë për Reuters ka shpalosur edhe pjesë nga marrëveshja e arritur me LSDM-në duke nënvizuar se është marrë vesh për zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe që kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar, raporton Alsat M.

Sipas Ahmetit, kriza aktuale duhet të zgjidhet me mjete politike, dhe jo të shndërrohet në problem ndëretnik.

I pyetur për afatin e zgjidhjes së saj, ai ka nënvizuar se kjo krizë mund të zgjasë edhe katër vite, për kur janë paraparë zgjedhjet e ardhshme.