Ali Berisha: Pas ligjit për Trepçën, nevojë urgjente ligji për Obiliqin

12.10.2016 18:12:01

Pas aprovimit në Kuvend të ligjit për Trepçën, është nevojë urgjente që të procedohet, diskutohet dhe të aprovohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ligji për Obiliqin.

Kështu thotë sekretar i përgjithshëm i AAK-së, Ali Berisha.

Sipas tij, këtë ia kemi borxh kësaj komune dhe banorëve të Obiliqit.

“Ky është edhe konstatimi që doli në vizitën që i bëmë kësaj komune, gjegjësisht kreut të saj, z. Xhafer Gashi”, ka shkruar në fund Berisha.