Ali Lajçi tregon se nuk do ta votojë Haradinajn për kryeministër

02.07.2017 14:30:03

 Ish-anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ali Lajçi ka thënë për lajmi.net se nuk do të votojë liderin e kësaj partie, Ramush Haradinajn për kryeministër.

“Jo nuk ka shansa që ta votoj, sepse ai është në një projekt tjetër tani. Me këtë projekt vetëm mund të trashet e keqja dhe nuk mund të bëhen ndryshimet në Kosovë. Ai koalicion nuk ka projekt për ndryshime, unë e votoj projekte që janë në dobi të shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Lajçi.

Ai më tej, ka thënë se ndryshimet nuk mund të ndodhin me PDK-në në pushtet.

“Me PDK-në në bashkqëqeverisje nuk mund të bëhen ndryshime. Ai koncepti i administrimit ka rënë, ajo formë e krimit dhe korrupsionit ka rënë. Gjendja në vend mund të ndryshimet mund të ndodhin vetëm nën qeverisjen e Vetëvendosjes”, ka përfunduar Lajçi.

Ai që në të kaluarën si pjesë e AAK-së ka qeverisur Komunën e Pejës, në zgjedhjet e 11 qershorit ka arritur të marr vota të mjaftueshme për të hyrë në Kuvend në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje.