Aliçka dhe Myftiu në një rrëfim për letërsinë shqipe në Paris

29.09.2018 23:32:45

Shkrimtarët Ylljet Aliçka dhe Besa Myftiu do të jenë në një rrëfim mbi letërsinë shqipe në Paris. Ata do të jenë pjesë e dy takimeve letrare, që Biblioteka Universitare e Gjuhëve dhe Civilizimeve “Boulac”, në Paris, do të organizojë këtë fillim tetori, dedikuar posaçërisht letërsisë shqipe.

Takimi i parë do të organizohet më 6 tetor 2018, me temë qendrore “Letërsia shqipe nga një gjuhë në tjetrën”, dhe gjatë tij do të trajtohen çështje të tilla, si: Cila është natyra e shkëmbimeve mes autorit dhe përkthyesit? Cilat janë vështirësitë dhe pengesat e përhapjes dhe eksportimit të letërsisë jashtë kufijve të Shqipërisë?

Takimi i dytë do të organizohet më 9 tetor 2018, me temë “Brenda dhe jashtë”, dhe gjatë tij do të trajtohen çështje, si: Shkrimtarë nga Shqipëria dhe diaspora; Hijet e komunizmit në letërsinë shqipe etj.